Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Bëhet edhe në Kosovë, ky lloj i djathit kushton 1 mijë euro për 1 kilogram -

Bëhet edhe në Kosovë, ky lloj i djathit kushton 1 mijë euro për 1 kilogram

Blerësit e tyre, do të thotë dikush, janë ata që nuk dinë ç’të bëjnë me para. Në vend të parfumit ekskluziv, aty paketohet djathi nga qumështi i gomaricës, pikërisht për njerëz me xhepa të thellë.

Në një vend afër Beogradit, në rezervatin natyror prodhojnë djathin më të shtrenjtë në botë. Për vetëm 1 kg djathi nevojiten 25 litra të qumështit të gomares dhe kjo gjoja e shpjegon edhe çmimin e lartë të tij.

Momentalisht aty janë 120 gomare të cilat gjatë një dite mund të japin nga dy deri në 11 litra maksimalisht. Varësisht nga ajo se a janë dhe sa janë në periudhën e krijimit të qumështit (laktacionit). Gomarja gjatë gjithë vitit mund të japë më së shumri 35 litra qumësht dhe kjo vetëm deri sa rrit të vegjlit. Në botën shtazore gomaret më së gjati bartin në bark këlyshët e palindur, plot 1 vit e 15 ditë, dhe natyrisht gjatë asaj kohe nuk japin qumësht.

Deri të çmimi prej 1 000 eurove për një kilogram djathi është arritur me përllogaritje të thjeshtë, 40 herë 25. Shifra 40 tregon çmimin e qumështit të gomares në Serbi, kurse 25 sasia e litrave që nevojiten për prodhimin e një kg djathi.

Sipas gazetës zagrebase V. List, çmimi i këtij lloj qumështi në Kroaci shkon deri në 70, kurse në Evropë madje 100 euro. Ky qumësht është specifik sepse ka pothuaj 100 për qind të njëjtën përbërje me qumështin e nënave. Por, për prodhimin e djathit atij i shtohet edhe një sasi e vogël e qumështit të dhive, pasi qumështi i gomares përmban vetëm 1 për qind yndyra.
Shitja e këtij lloj djathi bëhet vetëm nëpërmjet internetit apo me porosi dhe me dërgim të drejtpërdrejt nëpër shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *