Bëhuni gati për dimrin e vërtetë, meteorologët paralajmërojnë uljen e temperaturave

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend sot dhe gjatë fundjavës. Sipas PW’së, në fundjavë priten edhe reshje bore në viset malore.

Ditëve të ardhshme po parashihet të kemi mot më jostabil. Do të ketë më shumë vransira, e kohëpaskohe edhe të reshura shiu, që vende-vende mund të jenë paksa më intenzive. Në fundjavë viseve malore priten edhe të reshura bore.

Cilësia e ajrit mund të shënojë një përmirësim në këto kushte të motit dinamik. Indeksi i cilësisë së ajrit kalon edhe në vlera të pranueshme, por se herë herë mund të rritet edhe në vlera të dobëta, por jo shumë gjatë.

17.11 – Reshjet e shiut vazhdojnë lokalisht edhe orëve të mëngjesit. Ditën do të ketë intervale me diell por edhe vransira.

18.11 – Orëve të mëngjesit mjegull përgjatë ultësirave. Ditën kryesisht me vransira, e më vonë gjatë mbrëmjes priten edhe të reshura shiu.

19.11 – Kryesisht me vransira. Kohëpaskohe priten edhe reshje të dobëta shiu, që orëve të mbrëmjes edhe mund të jenë paksa më intenzive lokalisht.

20.11 – Kryesisht me vransira dhe reshje të dobëta shiu kohëpaskohe. Në vise malore vonë në mbrëmje priten edhe reshje bore.

21.11 – Kryesisht vranët dhe me reshje të dobëta shiu kohëpaskohe. Zonave malore edhe borë.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 5C e 9C, e ato maksimale zbresin edhe në 12C e 14C ditëve të fundjavës, e të hënën deri në 8C.

Fillimisht frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-8m/s, e në fundjavë nga verilindja.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies edhe thellë nën vlera normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *