Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç
Tema më e madhe e më e rëndësishme në agjendën serbe është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, tha Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, gjatë vizitës së saj në pjesën veriore të Mitrovicës, raportoi “KoSSev”, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Bërnabiç tha se Asociacionin do ta kërkojë ngado që të shkojë, “si në Uashington, Bruksel, Paris, Moskë e Beizhing”.
“Formimi i Asociacionit është themeli i Marrëveshjes së Brukselit, marrëveshaj e parë për normalizim të marrëdhënieve. Për sa kohë që nuk e kemi Asociacionin, është e pamundshme të diskutojmë marrëveshje për normalizim”, ka thënë ajo.
Në fjalimin e saj para qyetatërve të nacionalitetit serb, ajo u bëri thirrje anëtarëve të BE-së ta formojnë Asociacionin “sa më parë”.
Bërnabiç tha se që nga sivjet Kosova ndaloi mbajtjen në territorin e Kosovës referendumin serb dhe zgjedhjet e përgjitshme të Serbisë, derisa shtoi edhe se Manastiri i Deçanit është në listën e objekteve më të rrezikuara sipas Europa Nostras.
“Është i vetmi manastir ose trashëgimi religjioze në botë që mbrohet nga formacione të armatosura për dy dekada. Kjo tregon gjithçka se sa e vështirë është”, tha ajo.
Pyetur se pse ka vizituar vetëm pjesën veriore, ajo tha se “kjo nuk do të thotë që nuk do t’i vizitojë edhe pjesët e tjera të Kosovës”.
Bërnabiç tha se deri më tani e kishte të ndaluar të hynte në Kosovë.
Pyetur të komentojë deklaratën e Kryeministrit të Kosovës, se vizita e saj mund t’i shërbejë për ta parë se sa demokratike është Kosova, ajo tha se “të drejtat demokratike u janë mohuar serbëve”.
“Por nuk mund të them se e shoh këtë, kur e di që sivjet e drejta për të votuar u është mohuar [serbëve]”, tha ajo.