Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e pasditës në Gjilan, në rrugën “Avdullah Presheva”, e njohur si tek ‘Xhamia e Medresesë’.
Një person 22-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga një ndërtesë banimi në Gjilan.
Për ‘Radio Star’, këtë lajm e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policis së Kosovës, Toger Ismet Hashani, ku ka treguar se një person i moshës 22 vjeçare, ka humbur jetën si pasoj e plagëve të marra, Policia e Kosovës, këtë rast e ka vlerësuar si vdekje të dyshimtë.
Mësohet se në vendin e ngjarjes janë edhe njësitë relevante dhe ekipi mjekësor të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.