Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Bogujevci: Pas mohimit 24 vjeçar, Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë -

Bogujevci: Pas mohimit 24 vjeçar, Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka thënë se pas mohimit 24 vjeçar, Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë.

Tutje, ajo ka thënë se Serbia për herë të parë pranon të ofrojë qasje në të gjitha materialet që do të ndihmojnë në gjetjen e personave të zhdukur me forcë – qofshin këto edhe materiale të klasifikuara, njofton Klan Kosova.

“Pas mohimit 24 vjeçar, me këtë deklaratë Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë. Me këtë deklaratë e ngritë nevojën urgjente për përpjekje shtesë për të lehtësuar vuajtjet e familjeve. Gjithashtu për herë të parë pranon të ofrojë qasje në të gjitha materialet që do të ndihmojnë në gjetjen e personave të zhdukur me forcë – qofshin këto edhe materiale të klasifikuara”.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me forcë gjatë luftës dhe për t’i dhënë fund ankthit të pritjes së familjarëve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre”.

Sipas saj, deklarata e sotme na sjellë një hap më afër të vërtetës.

“Shpresojmë që ky hap i rëndësishëm do të lehtësojë sado pak dhimbjen e familjarëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *