Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, janë nisur drejt vilës shtetërore “Bilana” në Ohër, ku sot do të mbahet takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimet pritet të nisin nga ora 10:00.
Fillimisht do të mbahen takime veç e veç të ndërmjetësuesve me Kurtin e Vuçiqin, e pastaj do të pësojë takimi i përbashkët.
Në tryezë të diskutimeve gjendet aneksi i zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt.