Si pasojë e dhunës nga bashkëshortët e tyre, shumë gra kosovare marrin lëndime të rënda trupore për çka iu duhet që detyrimisht të kërkojnë ndihmë mjekësore në spital. Një rast i tillë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lipjan.
Mësohet se 30-vjeçari i dyshuar ka shkuar në banesën ku ndodhej viktima dhe derisa ajo ishte në gjumë, dyshohet se e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shufër metalike.
Si pasojë e dhunës, 18-vjeçarja ka marrë lëndime trupore për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici, ku ka bërë të ditur se se gjithçka ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje me të dyshuarin.
30-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.