Një person është dërguar për trajtim në qendrën spitalore rajonale të Skenderajt e më pas në QKUK, pasi që dyshon se gruaja e tij i ka hedhur diçka të dëmshme në ushqim.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, duke thënë se rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“NDOTJA E ARTIKUJVE, USHQIMORE QË PËRDORET NGA NJERËZIT APO NGA KAFSHËT – Skenderaj 11.09.2022 – 19:00. Viktima mashkull kosovar fillimisht është trajtuar në QKMF e më pas është dërguar në QKUK për tretman. Viktima dyshon se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare i kishte hedhur diçka të dëmshme në ushqim. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.