Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.
Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë, ku një person është sulmuar fizikisht.
Sinjali mëson se një 64-vjeçar derisa ndodhej në veturën e tij personale, është sulmuar është ndalur e më pas është sulmuar nga një person. I dyshuari e ka goditur me shkop druri viktimën, duke i shkaktuar atij lëndime trupore.
Për të parandaluar më të keqen, ka ndërhyrë i ka ndarë, ndërkohë është njoftuar edhe Policia.
I dyshuari është arrestuar e më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj tij të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.