Edhe në këto momente po vazhdon një aksion i gjerë i policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.
Sipas mediave lokale, aksioni ka filluar rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim.
Nga policia kanë konfirmuar se aksioni është ende në vazhdim dhe se do të ketë më shumë detaje pas përfundimit të aksionit.
Sipas informacioneve, aksioni po zhvillohet në një objekt banimi përballë rrugës “Krash”, pra afër urës kryesore.
Në terren janë të pranishëm njësite policore të cilët janë të armatosur dhe të pajisur me jelekë antiplumb.
Ndërkohë, sipas informacioneve, mendohet se edhe EULEX-i është i pranishëm në aksion.