Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Çfarë punë kryejnë kamionët gjermanë që u blenë për FSK-në? Këto janë karakteristikat e tyre -

Çfarë punë kryejnë kamionët gjermanë që u blenë për FSK-në? Këto janë karakteristikat e tyre

15 kamionë ushtarakë MAN HX2, 8×8, e firmës gjermane për prodhimin e mjeteve ushtarake ‘RheinMetall’, erdhën për Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK). Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se 10 janë blerë me buxhet të shtetit, e pesë janë donacion. Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njoftoi me karakteristikat e kësaj serie.

Maqedonci, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se këta kamionë janë të dizajnuar për operacione logjistike dhe taktike.

“Karakteristikat e reja të këtij kamioni të pastër ushtarak janë shumë mbresëlënëse. Falë sistemeve të ndryshme të asistencës, HX2 u ofron ushtarëve dhe mjedisit civil siguri më të madhe në përdorimin e përditshëm të automjeteve dhe garanton dukshëm më shumë mbrojtje në kabinë”, ka bërë të ditur ai.

“Menaxhimi i flotës në këta kamionë gjithashtu bëhet më i thjeshtë dhe më efikas, ndërsa konfigurimi i përgjithshëm mundëson transportimin e municioneve në terrene të vështira”.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti ka bërë të ditur se 10 nga to janë blerë me para të shtetit, ndërkaq pesë janë donacion.

“Kamionët ushtarakë RheinMetall MAN HX2 janë prodhim gjerman, ku nga 15 gjithsej, 10 janë blerë me buxhet të shtetit, ndërkaq pesë janë donacion”, thuhet në postimin e tij.

Çka thuhet në faqen e firmës ‘RheinMetall’ për sernië ‘HX’?

Kompania ‘RheinMetall’ thotë se automjetet ushtarake të tipit ‘HX’ ekzistojnë në dimensione 4×4, 6×6, 8×8 dhe 10×10.

“Ky mjet gjithëpërfshirës kombinon besueshmërinë e komponentëve të testuar dhe të prodhuar në masë me inxhinierinë inovative të nivelit të lartë. Nga transportuesi i ngarkesave/trupave te traktori i pajisjeve të rënda me pesha bruto të trenit deri në 120 t, automjetet HX (4×4, 6×6, 8×8 dhe 10×10 variante) sigurojnë përshtatjen e përsosur për të gjitha qëllimet ushtarake”, thuhet në specifika.

Sipas firmës gjermane, seria HX bazohet në kornizën e serisë së provuar dhe të testuar të serisë civile MAN TG. Është e përshtatshme për përdorim të rëndë jashtë terreneve rrugore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *