Çmimi i derivateve në bursën ndërkombëtare ka shënuar ulje. Duket se i njëjti ritëm po vazhdon edhe në Kosovë javëve të fundit, shkruan Insajderi.
Gjatë kësaj periudhe çmimet e derivateve në Kosovë sillen përafërsisht rreth 1.35 cent për disel dhe 1.32 cent për benzin.
Kryetar i shoqatës se naftëtarëve, Fadil Berjani ka thënë për Insajderin se çmimet e derivateve janë më të lira në Kosovë, krahasuar me çmimet në Shqipëri dhe Serbi.