Çmimi i naftës po bie por jo i produkteve tjera, profesori i ekonomisë tregon pse po ndodh kjo

Për shkak të rënies së çmimeve të derivateve në tregun global ndërkombetar, ka pasur rënie të çmimeve të tyre edhe në Kosovë.

Por kjo nuk ka ndodhur edhe me produktet ushqimore, çmimi i të cilave ishte rritur proporcionalisht me të naftës nga fillimi i vitit të kaluar.

Profesori i ekonomisë, Ujkan Bajra në një prononcim për Klan Kosova, ka thënë arsyeja e mosrënies së çmimeve të produkteve të tjera, është se një pjesë e industrisë e ka naftën si lëndë të parë, kurse pjesa tjetër rrymën.

“Nafta shitet në bursë dhe çmimi i saj përcaktohet nëpër tregjet financiare. Është dinamikë e madhe e lëvizjes së kapitalit dhe mallrave. Nuk është që e prekin në mënyrë direkte çmimet e produkteve bazë”, është shprehur Bajra.

“Ka rënie të çmimeve në produktet e drithërave, por jo tek produktet e qumështit. Lëvizje ka por nuk është e mjaftueshme. Nuk është vetëm nafta që ka ndikuar në ngritjen e çmimeve, por ka edhe faktorë të tjerë si lufta në Ukrainë. Kemi rënite të çmimi të naftës, por ka rritje të çmimit të energjisë. Nëse industria është e varur prej energjisë atëhetë ajo e ndjek këtë ritëm”.

Sipas tij, arsyeja tjetër se pse çmimet për produktet nuk mund të bien barazi me ato të naftës është se firmat kanë krijuar stoqe.

“Derisa nuk bëhet zbrazja e depove ose ulja e stokut që është krijuar me koston e lartë edhe çmimet nuk mund të lidhen me uljen e çmimit të naftës. Nuk mund të shkojë në mënyrë lineare”, ka thënë ndër të tjera ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *