Daku tepër i emocionuar për debutimin me kombëtaren ‘kuqezi’, ai ‘shpërthen’ në lot në intervistën pas ndeshjes

Mirlind Daku debutoi me kombëtaren e Shqipërisë në barazimin 1-1 ndaj Çekisë në Pragë. Sulmuesi nga Gjilani, i cili luan në Rusi me Rubin Kazan, u përlot në prononcimin për emisionin “KUQEZI” në SuperSport 2. Ku ndër të tjera tha:

“Jam pa fjalë, isha totalisht i emocionuar që arrita të debutoja me Kombëtaren shqiptare. Ka qenë një moment shumë i mirë për mua dhe familjen time.

Lotët? Për këtë arsye luftojmë që të bëjmë krenarë popullin tonë. Kjo është më shumë se një Kupë Bote kur sheh gjithë ata njerëz duke na përkrahur.

Rasti? Mendova ta shtyja topin te Bajrami. Por mendova se ishte offside dhe vendosa të pasojë te Muja. Nuk deshi Zoti… Shpresoj që ndeshjet e ardhshme do të jemi më syhapur”, deklaroi Daku.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *