Sulm i organizuar i terroristëve serbë kanë sulmuar me armë zjarri Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter dhe duke plagosur një tjetër.
Këtij sulmi, Policia e Kosovës iu kundërpërgjigj me të njëjtën formë, ku nga të shtënat arriti të vrajë tre pjesëtarë të grupit serb dhe të arrestojë disa të tjerë, raporton Indeksonline.
Disa prej të arrestuarve, së pari u neutralizuan nga Policia, e më pas u shoqëruan në stacion policor.
Indeksonline ju sjell pamje ekskluzive nga aksioni i Policisë në kapjen gjallë të disa prej të dyshuarve në sulmin ndaj Policisë së Kosovës.
Kujtojmë se pasi ka lokalizuar vendin e ngjarjes, Policia e Kosovës ka gjetur sasi të madhe të armatimit.
Ministri Sveçla ka thënë në një prononcim se vlera e armatimit kap vlerën e rreth 5 milionë eurove.