Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Deputeti i VV zbulon kur do ketë zgjedhje në Kosovë -

Deputeti i VV zbulon kur do ketë zgjedhje në Kosovë

Deputeti i VV’së, Halil Thaçi ka folur rreth deklaratës së djeshme të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu i cili tha se mund të kemi zgjedhje pas pesë muajve, sepse sipas tij ka përqarje në VV.

Thaçi në një prononcim për GazetaBlic thotë se deputeti Haxhiu duhet të merret vetëm me subjektin e tij politik dhe jo me VV’në.

“Zotëri Haxhiu është tashmë i njohur me deklaratat e tij bombastike rreth çështjeve mbrenda Lëvizjes, por një gjë ia kisha preferuar , Zotëri Haxhiu le të merret me subjektin e tij nëse e pyet dikush, psh në Obiliq në zgjedhjet lokale, subjekti i tij ka marr 300 vota nga një subjekt i pari në balotazh, në vitin 2009 del subjekti i 5 në vitin 2021”, tha Thaçi.

Thaçi i kundërpërgjigjet deklaratës së Haxhiut për përqarje në VV, duke thënë se ky grup parlamentar ka unitet dhe energji për zhvillimin e shumë çështjeve.

“Kur jemi tek grupi parlamentar i VV’së, ua bëjë me dije se kemi unitet dhe shumë energji t’i shtyejm çështjet përpara”, thotë Thaçi.

Sipas Thaçit një gjë është e sigurt, zgjedhjet lokale dhe ato nacione do të mbahen në vitin 2025.

“Një ta keni të qartë, zgjedhjet nacionale sikur ato lokale janë në vitin 2025”, tha Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *