Deputetja e LVV-së e thotë hapur: Nëse nuk do e pranonim planin evropian, mund të kishim sanksione

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka thënë se ka ekzistuar rreziku i sanksioneve nga BE-ja nëse Plani Evropian për dialogun nuk do të pranohej nga Kosova, dhe këtu hyn edhe mosliberalizimi i vizave për Kosovën.

Këto deklarime ajo i ka bërë në një organizim për Ditën e Evropës nga D+ në bashkëpunim me Forumin për Transparencë Parlamentare ku Kryeziu-Hyseni bashkëbisedoi me të rinjt, shkruan Paparaci.com.

E pyetur rreth dialogut me Serbinë dhe përmbushjes së zotimeve të dala nga marrëveshja, ajo tha se ka mundur të ketë sanksione dhe njëri prej tyre ka mundur të jetë liberalizimi i vizave.

Ajo gjithashtu ka përmendur edhe mosanëtarësimin në Këshillin e Evropës si një prej sanksioneve të mundshme nëse plani nuk do të pranohej.

“Ka mundur të ketë sanksione në rast se nuk do ta pranonim planin dhe njëri prej këtyre sanksioneve ka mundur të jetë liberalizimi i vizave. Ka pasur mundësi të ketë sanksione dhe njëri prej tyre mund të kishte qenë edhe mosanëtarësimi në Këshill Evropian dhe mekanizma të tjerë ndërkombëtarë dhe këtë Bashkimi Evropian dhe e kemi ditur. Por mirë që ne e kemi pranuar planin dhe mirë që jemi të gatshëm të flasim për çdo pikë që marrëveshja bazë i ka.”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *