Deputetja e PDK-së jep datën shpresëdhënëse për liberalizimin e vizave

Deputet e opozitës kanë thënë se është e pakuptimtë që liberalizimi i vizave të kushtëzohet me procesin e dialogut me Serbinë.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovë (PDK), Blerta Deliu-Kodra në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se është e padrejtë që kosovarët të zhgënjehen në vend se të gëzojnë lëvizjen e lirë.

Deliu-Kodra shpreson që në takimin e radhës me 9 dhjetor të Këshillit të ministrave, Kosova të ketë shansin final dhe qytetarët të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Sipas saj, tashmë Kosova ka përmbushur kriteret dhe i mbetet BE-së që të konfirmojë angazhimin shumëvjeçar të institucioneve.

“Para së gjithash është e pakuptimtë që procesi i liberalizimit të vizave që ka qenë një proces i gjatë ku Kosova ndër vite ka bërë progres të kushtëzohet me çdo proces tjetër edhe me procesin e dialogut për të cilin ka pasur diskutime së fundi, por edhe me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Janë procese të ndara dhe është e padrejtë që Kosova të vendoset në dilemën nëse progresi në dialog duhet të përkthehet në regjim të lirë për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. Ne kemi përmbushur 95 kritere të cilat kanë qenë të parashtruara në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave dhe natyrisht pritjet tona kanë qenë që konform punës disa vjeçare që kanë bërë institucionet ne të kemi lajme pozitive”.

“Prandaj është krijuar një momentum që kjo pritje e qytetarëve do të merr fund. Por ka pasur zhgënjim të qytetarëve. Dua të beson që në muajin dhjetor kur është takimi i ardhshëm i Këshillit të ministrave me datën 9 dhjetor do ta kemi një shans të re për të konfirmuar që BE beson në vlerat e një shteti, i cili po bënë progres për t’i përmbushur këto kritere. Unë nuk mund të flas për afate. Ky kriter varet nga BE prandaj ne kemi kryer obligimet për të tjera i mbetet BE që të na konfirmojë që ky angazhim duhet të përkthehet në një vendim të lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *