Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Dhunimi i 11 vjeçares, Kurti: Dënim meritor për dhunuesit, asnjë vajze mos t’i rrënohet jeta -

Dhunimi i 11 vjeçares, Kurti: Dënim meritor për dhunuesit, asnjë vajze mos t’i rrënohet jeta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar dënim meritor për dhunuesit e vajzës 11 vjeçare, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka ftuar organet e drejtësisë që t’i vënë para drejtësisë sa më shpejtë kryesit e krimit dhe të marrin dënimin meritor për këtë vepër kaq të rëndë e tronditëse, të dënueshme e të papranueshme.

Kurti ka thënë se dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë dhe mirëqenies, publike e sociale.

Postimi i tij i plotë:

Dënim meritor për dhunuesit e vajzës 11 vjeçare

Kërkoj nga organet e rendit dhe të hetuesisë që të vënë personat e dyshuar sa më shpejtë para drejtësisë, e që kryesit të marrin dënimin meritor për këtë vepër kaq të rëndë e tronditëse, të dënueshme e të papranueshme.

Akte të këtilla brutale të dhunës ndaj fëmijëve, duhet të trajtohen me seriozitet të lartë, në nivel institucional por dhe në atë shoqëror e kulturor.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë dhe mirëqenies, publike e sociale.

Vajza e mitur duhet të marrë përkrahje institucionale dhe shoqërore, përkujdesje maksimale dhe adekuate, shëndetësore e psikologjike. Nuk duhet lejuar që asaj t’i vidhet fëmijëria e t’i rrënohet jeta. As asaj, e asnjë vajze tjetër.

Na duhet angazhim maksimal i të gjitha institucioneve, si dhe çdo njërit nga ne, për të çuar përpara përpjekjet tona për ta çrrënjosur dhunën në bazë gjinore. Eliminimi i dhunës është detyrim i secilit veç e veç dhe i të gjithëve së bashku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *