Dhunohet seksualisht një grua në Malishevë, policia: I dyshuari dhe viktima dyshohet se kanë probleme psikike

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua është dhunuar seksualisht nga një burrë në Malishevë. Rasti ka ndodhur të shtunën.

Sipas policisë, i dyshuari dhe viktima dyshohet të jenë me probleme psikike.

“Malishevë / 16.03.2024-NN. Viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari dhe viktima dyshohet se janë me probleme psikike”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *