Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Djali i Çun Lajçit ther veten me thikë dhe kanos prindërit, aktori e denoncon për dhunë në familje -

Djali i Çun Lajçit ther veten me thikë dhe kanos prindërit, aktori e denoncon për dhunë në familje

Dhuna në familje është një ndër dukuritë më shqetësuese në vendin tonë.

Çdo ditë raportohen dhjetëra raste ku qytetarët përjetojnë  dhunë në forma të ndryshme nga familjarët e tyre. Edhe më të rënda bëhen rastet kur viktima janë prindërit, të cilët janë viktima të dhunës nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në familjen e aktorit kosovar Çun Lajçi, i cili po dyshohet se bashkë me gruan e tij kanë qenë viktima të dhunës në familje. Ata po dyshohen se janë kërcënuar me thikë nga djali i tyre 38-vjeçar.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari L.L., përveç kanosjes, ka demoluar disa gjëra në banesën e tyre e më pas ka therur veten me thikë, ku për pasojë ka pësuar lëndime.

Posa Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë përshkruar atë se çfarë kishte ndodhur, teksa thika e përdorur nga i dyshuari është konfiskuar nga zyrtarët policorë.  Siç mëson Sinjali, i dyshuari ka qenë në gjendje të dehur, gjë që u konfirmua pasi iu është nënshtruar alkotestit.

Me t’u përfunduar procedurat në Polici, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për “Dhunë në familje” dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *