“Do ta votojë Trustin” – deputetja e Kosovës konfirmon mbështetjen e Projektligjit

Kryetarja e Listës së Bashkimit Socialdemokrat, njëherit deputetja Duda Balje thotë se në disa tema ka qëndrim të kundërt me Qeverinë që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, pjesë e së cilës është edhe vet ajo.

Balje ka thënë për Gazetën Online “Reporteri.net” se është kundër Kodit të ri Civil të Kosovës, i cili përmban edhe lejimin e martesave në mes të gjinisë të njëjtë.

“Unë jam kundër Kodit Civil, nuk kam ndryshuar qëndrim”, ka deklaruar ajo për Reporteri.net.

Ndërsa Balje thotë se është pro tërheqjes së një pjese të mjeteve nga Trusti Pensional i Kosovës.

“Unë prapë do ta përkrah tërheqjen e mjeteve nga Trusti, për arsye se është një ndihmesë për qytetarët”, thotë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *