Doktori kosovar: Jo o Albin Kurti, nuk të vijnë mjekë prej mërgatës

Doktori kosovar, Gani Bajraktari ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për planin e tij që t’i ftojë në Kosovë mjekët nga Diaspora.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar, duke shtuar me ardhjen e mërgatës do të kryhet puna.

Bajraktari tha se veç këta që janë këtu janë në gjendje që t’i kryejnë 8 stentime infarktesh akute pa gjumë në sy.

Postimi i tij:

Qenka krye puna! Pshtuem tash: po na vjen mërgata….

Jo kryeminister jo, veq këta bablokat që i ke këtu t’i bëjnë stentimin e 8 infarkteve akute pa gjumë në sy në nje kujdestari për nje kompensim 50 euro për krejt pasditen dhe naten, deri n kokërr të mengjesit!

Ata të mërgates janë shumë të mirë: ose i kemi shokë ose i kemi studenta! Ata kanë ardhe sa here i kemi thirre (kurr skane pas problem për licenca- me emaila ua kemi rregullu licencat në Ministri), por ata janë nje hap perpara neve dhe juve: vijne rrijne 3 dite (diten e pare shkojne pak në RTK n program të mengjesit, diten e dyte punojne ndonje pacient, dhe të treten bejne nje reklame të mire ne nje TV tjeter, për të mbajtur linjat reklamuese ne media), … dhe pas 4-5 muajsh qelin nje ordinance diku, për të mbledhur edhe noj pare kendej si shtese të rrogave të majme (meritore) qe i kane atje!

Ata jane të mire, madje shume të mire kryeminister, jane shokët tone, por të lutem merru me keta ketu: beju nje menze dinjitoze për tu ushqyer (se edhe kur therrasim ndonje mik të huaj për të na ndihmuar na duhet me express pizza të ftofta me i gostise në ndonje qymez), beju toalete dinjitoze, hapesira të ngrohte dhe të bukura qe të vijne me vullnet në pune (mos i ndiqni se mjeku duhet të punojne me vullnet, ashtu sic kam punuar diten kur une kam postuar keta foto), dhe së fundi jepju nje page të mire (me të miren ne shtet) ashtu sic i kane me të mirat në krejt vendet normale! Mjeket ne asnje minute nuk guxojne të mendojne se a kane pare për të mbajtur familjen!

Sjellja e mjekeve të mërgates, pavaresisht se nuk do të arrini për aresyet qe ju thash me larte, është e mirë : nuk ka njeri që thot se nuk eshte e mire, madje nuk ka asnje të keqe! Por, besoni, ky eshte mbase prioriteti i fundit në Shendetesine e vendit: pasi ta kemi rregulluar mire shtepine e hallakatur duhet të ftohen mysafiret!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *