Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e 22-vjeçarit në Podujevë

I dyshuari që qëlloi me thikë për vdekje 22 vjeçarin, Amir Zhegrova, të martën në fshatin Gllamink të Podujevës, është dorëzuar në Polici, raporton Sinjali.

Policia ka njoftuar se personi i dyshuar është O.ZH 25 vjeçar, i cili pasi është paraqitur në Polici, me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Ndalohet për 48 orë, një person i dyshuar për vrasje të rëndë

Pas një pune të intenzive hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhë me datën 12.09.2022 në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij nga ana e policisë, kanë bërë që personi i dyshuar O.Zh. mashkull 25 vjeç, sot të dorzohet në polici.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *