Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.
Të dyshuarit shpesh herë arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, duke mos u arritur që të identifikohen nga Policia. Por ka edhe raste tjera, kur të njëjtit vendosin që të dorëzohen në stacion policor.
Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë, ku një person është dorëzuar në stacion policor, ku ka deklaruar se ka kryer dy vjedhje në një market.
Mësohet se sipas dëshmisë së të dyshuarit ai në muajin mars dhe prill ka kryer vjedhje, ku me forcë ka hyrë në marketin në fjalë. Sipas tij, herën e parë nuk kishte arritur që të marrë asgjë.
26-vjeçari ishte kthyer atje disa ditë më vonë, ku kishte arritur që të marrë nga marketi rreth 1 mijë euro para të gatshme.
Pas rrëfimit të të dyshuarit, prokurori ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohet rasti ‘Vjedhje e rëndë’ dhe i njëjti të dërgohet në mbajtje për 48 orë.