Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Drejtori i Spitalit në Mitrovicë: Më shumë se 53 të Iënduar, një në rrezik për jetën -

Drejtori i Spitalit në Mitrovicë: Më shumë se 53 të Iënduar, një në rrezik për jetën

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës Veriore, Zlatan Elek ka thënë se më shumë se 53 qytetarë janë Iënduar sot nga shok-bombat e gazi lotsjellës gjatë protestave në veri.

Sipas tij, tre të Iënduar po mbahen në spital dhe njëri nga ta ka Iëndime që rrezikojnë jetë.

Mediat serbe kanë raportuar se ka pasur shumë serbë të Iënduar, të cilat janë trajtuar në Qendrën Mjekësore në Zveçan dhe se ata me lëndime më të rënda janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në spitalin e Mitrovicës.

Po ashtu, bëhet e e ditur se mes të Iënduarve është edhe një gazetar i agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Prania e KFOR-it në Zveçan dhe Leposaviq është rritur ndjeshëm nga mëngjesi i sotshëm.

Të Iënduar ka edhe ushtarë të KFOR-it.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se sot janë Iënduar 11 ushtarë të KFOR-it italian, prej të cilëve 3 me lëndime të rënda, por pa rrezik për jetët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *