Nasuf Krasniqi, një burrë nga fshati Negroc i Drenasitn është konvertuar në fenë katolike të dielën.
Sipas një postimi në rrjetin social ‘X’, në Kishën ‘Shën Abrahami’ në Llapushnik burri nga Negroci është konvertuar nga feja myslimane në fenë katolike.
Konvertimi ka ndodhur në festën e ‘Shën Abrahamit’ e cila është shënuar të dielën në Kishën e Llapushnikut.
“Sot, për festën e Shën Abrahamit në Llapushnik, një Drenicak nga Negroci i Drenasit ka vendosur t’u kthehet rrënjëve të tij katolike dhe është pagëzuar duke zgjedhur emrin Martin”, ka thënë një përdorues në rrjetin social ‘X’.
Sipas postimit, 11 drenicakë të tjerë u pagëzuan pak ditë më parë dhe “qindra të tjerë do të pagëzohen këtë muaj”