Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Drenicasi ia kërkon motrës 100 euro, kërcënon se do ta vrasë familjen dhe veten -

Drenicasi ia kërkon motrës 100 euro, kërcënon se do ta vrasë familjen dhe veten

Kërkesat për hua janë të shpeshta mes anëtarëve të familjeve. E në shumë raste pikërisht obligimet financiare bëhen edhe mollë sherri mes tyre, duke bërë që shpesh situata të eskalojë dhe të nevojitet medoemos intervenimi i organeve të rendit.

Kështu ka ndodhur dje në fshatin Prekaz i Poshtëm në Skenderaj, ku një person dyshohet se ka kërcënuar motrën e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas kërkesës së 41-vjeçarit kundrejt motrës së tij, që ajo t’ia japë 100 euro. E gjithë drama dyshohet të ketë ndodhur në momentin kur viktima ka deklaruar se nuk ka para që t’i japë.

Drenciasi dyshohet se e ka kërcënuar se nëse nuk ia jep paratë që i kërkon, do ta mbysë gjithë familjen dhe më pas veten.

E frikësuar dhe e shqetësuar me këtë situatë, 40-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici.

I dyshuari më pas është arrestuar dhe i njëjti është vërejtur se ka lëndime trupore, për të cilat ka pohuar se i ka marrë pasi është rrëzuar. 41-vjeçarit i është ofruar ndihma mjekësore dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

I dyshuari i është nënshtruar edhe testit të alkoolit, ku ka rezultuar në gjendje të dehur dhe si pasojë ka qenë e pamundur që të intervistohet.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *