Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Duam paratë tona” – qytetarët protestojnë për tërheqjen nga Trusti -

“Duam paratë tona” – qytetarët protestojnë për tërheqjen nga Trusti

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar të shtunën në kërkim të tërheqjes së mjeteve të tyre nga Trusti Pensional.

Organizatorët e kësaj nisme, kërkuan nga deputetët që Projektligji për lejimin e tërheqjes së Trustit të trajtohet me urgjencë, dhe i njëjti të përkrahet nga ligjvënësit.

Iniciatori i kësaj proteste, Adnan Jashari, duke përmendur krizën ekonomike, tha se lejimi i tërheqjes së Trustit do të kishte impakt pozitiv në ekonomi.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, kërkoi nga kolegët e tij që të marrin vendim pro tërheqjes, pasi sipas tij humbjet në Trust janë të mëdha duke marrë për bazë humbjet e Trustit.

“Populli duhet të pyetet dhe kërkesat e qytetarëve duhet të merren parasysh. Projektligji ka ardhë me nënshkrime të qytetarëve dhe Trusti duhet të përkrahet nga 120 deputetët. Kriza është e madhe dhe humbjet në investimet e Trustit janë të mëdha, dhe ftojmë që të bëhet reformë në Trust që gjenerata të paguajë për gjeneratën”, u shpreh Haxhiu.

Nexhat Lluminca, kryetar i Sindikatës së Re të KEK-ut tha se shumica e punëtorëve janë pro tërheqjes së mjeteve nga TRUST-i.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *