Dy avionë bombardues amerikanë “B-1B Lancer” fluturuan mbi Bosnje dhe Hercegovinë pak para orës 15:00 të ditës së sotme.
SHBA-ja njoftoi më herët se fluturimi ishte një akt i miqësisë dhe mbështetjes së SHBA-së për Bosnje-Hercegovinën.
Ky fluturim është gjithashtu pjesë e asaj që Shtetet e Bashkuara e quajtën një ngjarje të përbashkët ushtarake pranë Tuzlës, pjesë e së cilës do të jenë edhe Forcat e Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Meqë ra fjala, avionët bombardues “B-1B Lancer” kushtojnë 317 milionë dollarë për copë dhe konsiderohen si shtylla e Forcave Ajrore Amerikane.
Fluturimi i avionëve bombardues u përcoll nga anëtari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Zheljko Komshiq, Ministri i Mbrojtjes së Bosnje-Hercegovinës, Zukan Helez dhe ambasadori i SHBA-së në Bosnje-Hercegovinë, Michael Murphy.