Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës së dy gra familjare të tij kanë ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj tij.
Lidhur me rastin është arrestuar njëra e dyshuar dhe pastaj është liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë i PK-së:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 03.03.2024, 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuarat femra kosovare kanë ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj tij. Lidhur me rastin është arrestuar njëra e dyshuar dhe e njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.