Një vetaksident tragjik ka ndodhur para disa minutash rrugës për Batllavë, diku në afësi të fshatit Shajkoc.
Këtë për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, se janë lënduar tre persona, derisa dy prej tyre kanë vdekur pasi s’kanë mundur t’i përballojnë plagët.
“Sot rreth orës 20:30 në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Dy nga personat e lënduar nuk kanë arrit të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.Me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti, po merren hetuesit nga Njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti për Gazeta Blic.