E detyroi të dashurën të kryejë marrëdhënie pa dëshirën e saj dhe herë pas here e kërcënonte, arrestohet i dyshuari

Dje është arrestuar një burrë në Novobërdë pasi dyshohet se në vazhdimësi e ka detyruar të dashurën e tij të kryej marrëdhënie seksuale dhe herë pas here e ka kërcënuar dhe shantazhuar duke i kërkuar para.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM & DETYRIM& LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Novobërdë Janar-Shkurt-2024 –NN . Me 11.05.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi e kishte detyruar të dashurën e tij, viktimën femër kosovare të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe herë pas here nën kërcënim e shantazhe, e kishte detyruar viktimën t’i jap para në shuma të ndryshme. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.” thuhet ne raportin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *