Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:20 në fshatin Cërnicë të Gjilanit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person ishte pa ndjenja dhe dyshohej se është në rrezik për jetën.
Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur të moshuarin në garazhin e shtëpisë së tij. Pas ekzaminimit të shenjave vitale, nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Sinjali mëson se i ndjeri kishte qenë duke çarë drutë për ngrohje dhe nuk dyshohet se vdekja e tij është natyrale, pasi vuante nga sëmundje kronike.
Bashkëshortja e tij ka deklaruar në Polici se ka qenë ajo e cila ka gjetur trupin e pajetë të të moshuarit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.