Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të shkurtër aktivisti dhe veprimtari, Agim Vatovci.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë familjarët në rrjete sociale, ndërkohë që shumë shpejt pritet të dihet për ceremoninë lamtumirëse për të ndjerin.
Vatovci ishte një avokues i madh i aleancës Kosovë-ShBA, si dhe përkrahës i madh i barazisë së të drejtave të njeriut duke u shquar për këtë aktivitet që nga paslufta.