Pas sistemit të fuqishëm frontal ku solli edhe stuhi të forta e dëme materiale në vend, një tjetër sistem frontal nga Shqipëria po afron pranë territorit të Kosovës!
Pra, në orët vijuese pritet të ketë sërish rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh, të cilat ka mundësi të përcillen edhe me breshër.
Normalisht, stuhitë pritet të jenë më të dobëta krahasuar me ato të ditës, megjithatë në zona të caktuara mund të jenë të fuqishme.
Edhe të Dielën parashikohet mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh, ku pritet kohë pas kohe të ketë edhe rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër, ndonëse më të izoluara.
Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë. /MeteoKosova/