Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
E FUNDIT: Deputeti i Vetëvendosjes tregon se a do ta votojnë Trustin -

E FUNDIT: Deputeti i Vetëvendosjes tregon se a do ta votojnë Trustin

Projektligji për Trustin do të shkojë në Kuvend gjatë kësaj jave me apo pa mendimin e Qeverisë së Kosovës.

Kështu ka deklaruar ditë më parë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili është edhe njëri nga iniciuesit kryesorë të këtij projektligji.

Por se a do ta votojnë deputetët e LVV-së kësaj radhe këtë projektligj pasi të shkojë në Kuvend, për këtë është deklaruar, deputeti Arbër Rexhaj.

Deputeti i VV’së ka thënë se partia në pushtet nuk ka ndryshuar qëndrim për Trustin.

Ai ka deklaruar se nuk do ta voton këtë projektligj.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrim për Trustin dhe unë do të votoj sipas vendimit të grupit parlamentar të LVV-së”, u shpreh Rexhaj.

Për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional është deklaruar edhe Adnan Jashari, i cili është iniciator për mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët.

Ai tha për Front Online se ekzekutivit i ka kaluar afati për një përgjigje rreth këtij projektligji.

Sipas Jasharit, çështja e Trustit do të kthehet prap tek Komisioni për të Drejtat e Njeriut.

“Afati për përgjigje nga Qeveria ka kaluar, nuk ka pas përgjigje zyrtare. Tash kthehet çështja prapë tek komisioni përkatës, komisioni e shqyrton në Kuvend dhe e cakton datën e seancës për diskutim të Projektligjit”, potencoi Jashari.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë përkrahur këtë projektligj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *