Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
E FUNDIT: Ekzekutohen më në fund pagesat nga Ministria e Financave -

E FUNDIT: Ekzekutohen më në fund pagesat nga Ministria e Financave

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme pakon për përballje me inflacionin.

Gjatë prezantimit të kësaj pako ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se pagat tanimë janë procesuar dhe shtesa prej 50 eurove për të gjithë punëtorët e sektorit publik nuk është ekzekutuar këtë muaj, por do të ekzekutohet në formë retroaktive në fund të muajit të ardhshëm, shkruan Indeksonline.

Në fjalën e tij, Murati ka thënë se pagat janë procesuar për të gjithë ata që kanë punuar me orar të plotë gjatë muajit.

“Mbështetje prej 50 eurove për të gjithë punonjësit e sektorit publik që kanë punuar me orar të plotë gjatë muajit dhe që marrin pagën baze deri në një mijë euro dhe që kualifikohen për përfitim nga muaji shtator e deri në fund të vitit. Meqenëse vendimi po merret tani dhe pagat janë procesuar, shtesat e muajit shtator do të aplikohet bashkë me shtesën e muajit tetor”, ka thënë ndër të tjera ministri i Financave.

Poashtu ai ka bërë me dije se këtë javë është ekzekutuar pagesa e dyfishtë për 25 mijë familje përfituese të asistencës sociale.

Ndërsa për pensionistët dhe studentët ka bërë me dije se shtesat prej 100 eurove do t’i marrin muajin e ardhshëm./Indeksonline

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *