E FUNDIT: Kërkohet me urgjencë lejimi i tërheqjes së Trustit

Kanë mbetur edhe një javë kohë që Qeveria e Kosovës të jap mendim pro apo kundër lejimit të tërheqjes së mjeteve nga Trusti, që më pas kjo iniciativë e qytetarëve të shkon për votim në Kuvend.

Tërheqja e mjeteve nga Trusti pensional i Kosovës, në këtë kohë, kur inflacioni ka shënuar rritje po shihet si e domosdoshme nga njohësit e ekonomisë.

Profesori i ekonomisë, Musa Limani për FrontOnline, tha se Qeveria duhet që ta lejoj tërheqjen e mjeteve nga Trusi që qytetarët t’i përballojnë ngritjet e çmimeve.

“Duke marrë parasysh situatën shumë të rëndë sociale në rastin e ngritjes së çmimeve e me paga të ulëta, unë mendoj se është e domosdoshme që personat që kanë mjete t’i tërheqin ato për t’i përballuar shpenzimet e shportës esenciale. Unë mendoj se Qeveria nuk duhet të jetë këmbëngulëse por duhet të lejoj që një sasi e mjeteve derisa të stabilizohet tregu t’i tërheqin”, u shpreh ai.

Sipas profesorit të ekonomisë, Qeveria me moslejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti po i fut në borxh qytetarët.

“Arsyeje tjetër është se njerëzit nuk po munden me e përballu rritjen e çmimeve dhe ata në vend të mjeteve të tyre po marrin kredi, kështu që kemi kredi konsumuese të cilat janë në rritje e sipër në korrik të këtij vitit në krahasim me të kaluarit. Kreditë konsumuese janë rritur për 234 milionë për një kamatë të cilët e japin bankat komerciale 6,5 % prandaj nuk duhet Qeveria ta pengoj tërheqjen e Trustit pasi që po i shtinë në borxh qytetarët. Lejimi i tërheqjes se mjeteve do t’iu ndihmoj qytetarëve”, tha Limani për Front Online.

Se Qeveria duhet ta lejon tërheqjen e mjeteve nga Trusti e thotë edhe njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj.

Ai për FrontOnline, tha se me lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti, Qeveria nuk humb asgjë.

“Që nga fillimi kam qenë pro lejimit të mjeteve të Trustit që me pasë mundësi qytetarët t’i marrin kursimet e tyre për dy arsyeje me u rrit fuqia blerëse te qytetarët por kish qenë mirë për Qeverinë që ato mjete nuk do të kthehen nga ana e Qeverisë dhe do të tejkalohet kjo krizë. Qytetarët nuk po kërkojnë asgjë te Qeveria vetëm ndjesën e tyre të kursyer, dhe në anën tjetër Qeveria nuk do të humb asgjë por vetëm do të fuqizohet fuqia blerëse dhe do të rritet aktiviteti ekonomik te bizneset te pjesa e shportës së konsumit, dhe do të rezulton në mbushjen e arkës së shtetit”, deklaroi Kadriu për Front Online.

Kadriu tha se Qeveria “Kurti”, në raport me qytetarët po e luan rolin e të fortit.

“Qeveria si duket po e luan rolin e të fuqishmit pra e ka fuqinë parlamentare dhe nuk po përfill as kërkesës e as të opinionit e gjerë e të opozitës, pra unë besoj që gjasat që me i lëshu Qeveria mjetet e Trustit me u votu në Parlament janë gjasat minimale pasi që nuk asnjë indikacion nga Qeveria që do të ketë reflektim në këtë drejtim pra Qeveria si shumë tema tjera do ta luan rolin e të fortit”, u shpreh ai.

Projektligji për Trustin, përmes të cilit kërkohet që qytetarëve t’u mundësohet të tërheqin 30 për qind të kursimeve pensionale, ka dështuar të votohet më 23 qershor.

44 vota të partive opozitare ishin pro këtij Projektligji derisa 57 deputetë të pozitës kanë votuar kundër. Vetëm një ka abstenuar.

Projektligji për tërheqjen e kursimeve nga Trusti Pensional të Kosovës ishte iniciuar nga PDK-ja derisa ishte përkrahur nga partitë e tjera opozitare. Ndërkaq, LVV, ka dalë kundër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *