E largoi nga puna pasi s’ia bëri kafen, avokatja punëson ish-shefin si shërbëtor në kompaninë e saj

Kathleen Martinez, e cila tashmë punon si avokate për mbrojtjen e emigrantëve në Republikën Domenikane ka treguar se shefi i saj i parë e pushoi nga puna sepse ajo nuk kishte pranuar t’i bënte kafen.

“Shefi im më pushoi nga puna ime e parë si avokate për shkak se nuk përshtatesha me kulturën konservatore dhe nuk pranova t’i bëja kafen. Kështu që unë themelova firmën time të avokatisë, ku veshim çfarë të duam, bëj çfarë të dua dhe e nxora shefin tim të vjetër ‘jashtë loje’. Pjesa më e bukur? Së fundmi ai aplikoi për një punë në firmën time. I thashë se kemi nevojë për ndihmë për t’i bërë vajzave kafe”. tha Martinez.

Avokatja Martinez tha për BuzzFeed se krijimi i firmës së saj ka qenë një përvojë vërtet e bukur dhe do të thotë shumë për të, pasi do të jetë në gjendje të fuqizojë edhe gratë e tjera.

“Nuk e prisja të kisha një ndikim kaq të madh te vajzat e tjera. Kemi pasur mijëra avokate dhe profesionistë ligjore që aplikojnë për të punuar në firmën tonë”, u shpreh avokatja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *