Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“E paftyrë, laje ftyrën me sapun” – Telashe mes çiftit në Skenderaj -

“E paftyrë, laje ftyrën me sapun” – Telashe mes çiftit në Skenderaj

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen përditë në vendin tonë. Zakonisht janë gratë ato të cilat kërkojnë mbrojtje institucionale për shkak të dhunës që përjetojnë kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga fshati Burojë, pasi gruaja ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Sinjali mëson se mes tyre ka pasur konflikt verbal i përcjellë me ofendime e të shara mes vete. Bazuar në dëshminë e 28-vjeçares, i shoqi e ka ofenduar duke e quajtur të pafytyrë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *