Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
E rëndë: 13-vjeçarja në Prizren tenton t’i japë fund jetës pas qortimeve nga nëna dhe kujdestarja e klasës -

E rëndë: 13-vjeçarja në Prizren tenton t’i japë fund jetës pas qortimeve nga nëna dhe kujdestarja e klasës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një vajzë e mitur dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se 13-vjeçarja është dërguar atje në gjendje të rëndë, pasi dyshohet se ka konsumuar disa tableta dhe preparate higjienike [domestos].

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore, viktima është intervistuar në prezencën e babait të saj, ku sipas burimeve të Sinjalit, ajo ka deklaruar se këtë vepër e ka bërë për shkak të qortimeve që ka marrë nga kujdestarja e klasës dhe nëna e saj për disa veprime të cilat i ka kryer.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *