Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Terrnje të Suharekës, ku një vajzë dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, kanë bërë me dije se 19-vjeçarja është dërguar atje në gjendje të rëndë, pasi dyshohej se kishte konsumuar mbidozë të ilaçeve.
Pas dhënies se ndihmës së parë, viktima është transferuar në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.