Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
E rëndë: 20-vjeçarja tenton t’i jap fund jetës duke kërcyer nga Ura e Fshajt, shpëtohet mrekullisht nga një qytetar -

E rëndë: 20-vjeçarja tenton t’i jap fund jetës duke kërcyer nga Ura e Fshajt, shpëtohet mrekullisht nga një qytetar

Depresioni shpeshherë është cilësuar si një faktor serioz që mund të drejtojë njeriun drejt vetëvrasjes. Ndjenjat e dëshpërimit, zemërimit, e depresionit jo rrallëherë i kanë shtyrë të rinjtë të tentojnë të kryejnë këtë akt, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Xërxë të Rahovecit, te Ura e Fshajtë, ku një vajzë ka tentuar t’i jap fund jetës duke kërcyer nga ura.

Viktima, e moshës 20-vjeçare ka shkuar te ura sot pasdite, ku për shkak të gjendjes së rëndë emocionale ka tentuar vetëvrasjen, por fatmirësisht qytetarët përreth kanë intervenuar, me ç’rast njëri prej tyre e ka shpëtuar mrekullisht.

Posa vajza është nxjerrë nga uji, u dërgua në Spitalin e Gjakovës, ku po vazhdon trajtimin mjekësor dhe gjendja e saj është stabile.

Rasti është denoncuar edhe në Polici, me ç’rast një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes.

Me t’u mbledhur informacionet e para, për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve që zbardhin rrethanat e ngjarjes.

Kujtojmë se rastet e tilla janë shpeshtuar shumë dhe kjo po cilësohet si një dukuri mjaft shqetësuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *