Një 36 vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Llaushë të Skënderajt.
Policia e Kosovës konfirmon vdekjen e 36 vjeçares.
“Rreth orës 18:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në fshatin Llaushë të Skenderajt, në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër e moshës 36 vjeçare. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Avni Zahiti për “Jepi zë”.
Gazeta “Jepi zë” më herët raportoi se dyshohet se në vendngjarje u gjet një armë gjuetie.