E rëndë: Gjendet i shtrirë në arën e tij pa shenja jete një burrë në Gjakovë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në një familje në fshatin Lugbunarë të Gjakovës, ku një person është gjetur pa shenja jete, në arën e tij afër shtëpisëi.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se i ndjeri, 51-vjeçar u gjet nga një fqinj, i cili u trondit u kur e gjeti atë të shtrire në tokë dhe njoftoi menjëherë Policinë e Autoambulacën.

Mësohet se vdekjen e të 51-vjeçarit e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *