Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.
Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.
Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Drenas, ku një grua është përballur me dhunë nga djali i saj.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ky rast ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku plasi sherri të mërkurën pasdite, pas një mosmarrëveshje verbale mes nënës së tij dhe djalit të saj, i cili më pas e sulmoi fizikisht.
Për pasojë, viktima ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa më pas është raportuar rasti në Polici, ku ajo ka ka treguar gjithçka që kishte ndodhur në familjen e tyre.
Si rezultat i denoncimit, Policia ka nisur hetimet për kapjen e të dyshuarit, i cili do të hetohet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.