Një grua dyshohet se i ka vënë flakën vetës duke përdoru një lëndë djegëse, sot në fshatin Ramoc të Gjakovës.
E njëjta fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, e pastaj në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot në fshatin Ramoc-Gjakovë është raportuar se viktima, femër e moshës madhore dyshohet se i ka vënë flakën vetës duke përdorur një lëndë djegëse. E njëjta fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, e pastaj në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor. Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin është iniciuar rast “Vetvrasje në tentativë”, tha Elezaj për “Gazeta Blic”