Një rast i rëndë ka ndodhur në Ibër Lepenc.
Një 4 vjeçar ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit, i cili dyshohet se është mbytur, shkruan Jepi zë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.
Klubi i Zhytjes “Trepça” nga Mitrovica bashkë me zjarrëfikësit ndodhen ende në kërkim të fëmijës që nga ora 19:00.
Raporti policor:
Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4 vjeçar, ka rënë në kanalin e Ibër-lepencit. Policia me njesitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar ekipet e emergjencave civile, zjarrfikësit, ekipet zhytësve për kërkim-shpëtimit.
Mbi dyshimet fillestare në zonë e kanalit Iber-lepenc në fshatin Akrashticë kanë filluar kërkimet për fëmiun.