E rëndë/ Plumb në kokë shqiptarit në Greqi, atentati në oborrin e shtëpisë së shokut të tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Salaminë të Greqisë, aty ku një burrë që sipas medieve helene, është me origjinë shqiptar është gjetur me një plumb në kokë.

Me tre tre urdhër-arreste, kapet 38-vjeçari në Itali, si ra në ‘duart’ e policisë
Mësohet se ka qenë shoku i tij, i cili ka kontaktuar menjëherë policinë greke dhe ka thënë se viktimën e ka gjetur të vdekur në oborrin e shtëpisë së tij.

Nga hetimet paraprake rezulton se burri është gjetur i vdekur me një plumb në pjesën e pasme të kokës, mesditën e së shtunës në oborrin e një shtëpie në Salaminë.

“Sipas informacioneve të para nga ELAS, burri mësohet se është me origjinë shqiptare, 50 deri në 55 vjeç.

Ai u gjet kur një mik kontaktoi autoritetet dhe tha se e gjeti burrin të vdekur në oborrin e shtëpisë së tij.

Burri ka mbetur viktimë e një akti kriminal pasi ka pësuar një plagë me armë zjarri në kokë. Vijojnë hetimet nga ELAS për identifikimin e autorit apo autorëve”, raportojnë mediat greke për ngjarjen e rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *